AKTUALITET

Fotolajm/ The Guardian pasqyron detin me protestues që i kërkojnë dorëheqjen Ramës

Media britanike “The Guardian” ka publikuar një foto nga protestat e zhvilluar në Tiranë, në kuadër të revoltës qytetare për largimin e qeverisë Rama.  

Sipas përshkrimit që shoqëron imazhin, mijëra protestues morën pjesë në ditën e 10-të radhazi të protestave në kryeqytet, të cilat lidhen edhe me kundërshtimin ndaj një projekti turistik luksoz të lidhur me Jared Kushner.

Protestat kanë vijuar për disa ditë me radhë, duke mbledhur qytetarë të shumtë që kërkojnë ndryshime politike dhe reagojnë ndaj zhvillimeve të fundit në vend.

Fotoja është realizuar nga fotografi Vlasov Sulaj dhe është publikuar nga agjencia NurPhoto në bashkëpunim me Shutterstock. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button