
“The Guardian” shkruan se Jared Kushner, dhëndri i Donald Trumpit, ka finalizuar një marrëveshje me zyrtarët shqiptarë për ndërtime në ishullin e Sazanit në detin Adriatik.
Projekti prej 1.6 miliardë dollarësh pritet të ndërtojë pasuri të paluajtshme luksoze turistike në ishullin e paprekur dhe në ujërat dhe ligatinat përreth.
“Të shqetësuar nga ndikimi i mundshëm mjedisor i planit dhe mundësia e marrëveshjeve korruptive, demonstruesit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë duke kërkuar ndërprerjen e projektit” – shkruan “The Guardian”.
Cate Brown, reporterja politike e “The Guardian ka bërë një video-reportazh mbi atë që lidhet me marrëveshjen e pasurive të paluajtshme e Kushnerit në ishullin e Sazanit dhe pse Shqipëria nuk është vetëm në luftën e saj.









