Humbje për artin fierak – ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa, një nga figurat e dashura të skenës dhe humorit në Fier. Lajmin e konfirmojnë të afërm të aktorit Stefa.
Për shumë vite ai kontribuoi në jetën artistike të qytetit, duke sjellë me interpretimet e tij buzëqeshje dhe emocione te breza të tërë spektatorësh.
Me talentin, përkushtimin dhe thjeshtësinë që e karakterizonte, Sotir Stefa la pas një trashëgimi të çmuar në artin dhe kulturën fierake. Kolegët dhe publiku do ta kujtojnë gjithmonë si një artist të respektuar dhe një njeri me vlera të rralla.
Largimi i tij përbën një humbje të madhe për komunitetin artistik dhe për qytetin e Fierit.
I paharruar kujtimi i tij. U prehtë në paqe









