AKTUALITET

Aksident në aksin Fier–Seman, përplasen dy mjete, plagosen dy persona

Fier – Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e quajtur Afrimi.

Sipas burimeve nga vendngjarja dhe informacioneve paraprake nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një mjet tip “katër rrota”. Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti katër rrotësh ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy shtetas, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe ekspertët e kriminalistikës, të cilët po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier për të dhënë detaje të mëtejshme lidhur me ngjarjen.

Policia

Sot ne Dt.24.06.2026  ne Aksin Fier-Seman ne Vendin e Quajtur” Afrimi Ri “Ka Ndodhur 1 Aksident Rrugore .Shkojme Menjehere Dhe Konstatojme Mjetin Tip Seat me Drejtues E. B., Dhe Mjeti Tip Kama me Drejtues A.  D. Kan Shkuar Per Ndihme Mjeksore Ne Spitalin Rajonal Fier 2 Pasagjeret Qe Ndodheshin ne Mjeti Seat jashtë Rrezikut Per Jeten. Testi Alkolit 0.00 Mg.L Per te 2 Drejtuesit e Mjeteve .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button