AKTUALITET

Aksident në aksin Tepelenë– Memaliaj, përplasen dy automjete – pesë persona të plagosur

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë– Memaliaj, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur pesë persona.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Tepelenës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip Volkswagen me targa AA 743 KM, që drejtohej nga shtetasi Dritan Bektashi, është përplasur me një automjet tip Fiat me targa AB 928 KF, i cili po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar pesë persona: drejtuesi i automjetit Volkswagen dhe katër shtetas të huaj që udhëtonin me automjetin Fiat.

Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button