AKTUALITET

Aksident në aksin Gjirokastër–Lazarat, disa të lënduar dërgohen në Spitalin “Omer Nishani”

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Gjirokastër–Lazarat, pranë varrezave të qytetit të Gjirokastrës.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa personat e lënduar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”.

Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button