AKTUALITET

Makina përplas kalimtarin me biçikletë pran qëndrës  Fier.

Fier – Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Sipas të dhënave paraprake, i aksidentuari ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka transportuar të plagosurin drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia

Sot ne dt 11.08.2026 na njoftoi salla operative se te shkolla Janaq Kilica kishte nje aksident mjet me biciklet Shkuam menjeher te vendi i ngjarjes dhe kostatojme mjetin tip Benz me drejtues shtetasi E. B., kurse drejtuesi i bicikletes e mori ambulanca per ndihmen e pare mjekesore jashte rrezikut per jeten po presim prgj nga spitali per veprime te metejshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button