AKTUALITET

Zjarri riaktivizohet në Drenie të Patosit, flakët ende jashtë kontrollit

Vatra në Drenie të Patosit është riaktivizuar dhe flakët kanë vijuar të përbëjnë rrezik për zonën. Banorët kanë ngritur më herët shqetësimin për rrezikun që u kanoset banesave, tokave bujqësore dhe sipërfaqeve me pisha.

Situata mbetet problematike, ndërsa terreni i vështirë po e bën të komplikuar ndërhyrjen.

Pavarësisht angazhimit të forcave në terren, zjarri ende nuk është vënë plotësisht nën kontroll. Forcat zjarrfikëse dhe efektivët e ushtrisë vijojnë punën për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

Situata në Drenie mbetet një tjetër problematikë e sezonit të zjarreve, me strukturat shtetërore që vijojnë të angazhojnë forca shtesë për përballimin e vatrave aktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button