Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKryeministri Rama në Bruksel: Ky është vetëm fundi i fillimit të rrugës...

Kryeministri Rama në Bruksel: Ky është vetëm fundi i fillimit të rrugës drejt BE

Kryeministri Rama e nisi këtë ditë me shënimin e tij në facebook, ku shkruan:  “MIRËMËNGJES, me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj“.- citon Rama.

Me pas Kryeministri Edi Rama ka folur në Bruksel në konferencën e mbajtur në prag të nisjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë

Ai tha se duan të ndërtojnë një Shqipëri të fortë në një Ballkan të Hapur dhe demokratik.

Rama e nisi fjalën e tij me një mesazh urimi për ish-Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, duke thënë se ajo ka ditëlindjen dhe se pa të nuk do të mbahej sot kjo konferencë. Gjithashtu kryeministri falenderoi Presidentin e Francës, Emmanuel Macorn.

“Dua të falënderoj të pranishmit, por edhe një zonjë që nuk është sot këtu, por pa të ne nuk do të ishim sot këtu. Ajo sot ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Gjithashtu, sot nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e tepërta të Presidencës franceze, Presidentit Macron dhe ekipit të tij, që kanë punuar pareshtuar dhe pa u lodhur gjatë Samitit të NATO-s, natë e ditë, për zhbllokimin e një situate absurde. E kam dëshmuar këtë gjë. Populli shqiptar kurrë nuk u dorëzuar dhe kurrë nuk reshti së ëndërruar ndjekjen e rrugëtimit evropian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë. Pas 3 vitesh kaq shumë të ndërlikuar, ku nga njëra anë refuzimet prej Këshillit të Evropës, dhe tërmeti, pandemia e lufta nga ana tjetër, krijuan një situatë vërtetë të vështirë, por na forcuan më shumë se ç’ishim. Ne duam vërtet të ngremë një Shqipëri evropiane të fortë dhe demokratike në një Ballkan të hapur”, tha Rama.

Ndërkohë Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian tha gjatë fjalës së saj, se kjo është një ngjarje historike për Shqipërinë dhe gjithçka është për meritë e sukses të vendit tonë.

“Është suksesi juaj i qytetarëve tuaj që keni punuar shumë për të arritur deri këtu dhe keni treguar përkushtim për vlerat tona, këmbëngulje, keni pasur besim tek procesi drejt BE-së, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma. Ju i keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm për rrugën drejt BE-por për vendin tuaj. Ne si KE ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës dhe do vazhdojmë ta bëjmë.

Mbi negociatat, pas konferencës sot, komisioni dhe ekipet negociuse do fillojnë punën sot, shqyrtimi dfo jetë hapi I parë dhe do bëjë të mundur që Shqipëria dhe RMV të dinë detyrat.

Ne do vazhdojmë të jemi më afër në pikat kyçe, psh. Shqipëria do bashkohet për mbrojtjen civile evropiane dhe kjo do rrisë përballjen mbi emergjencat civile, tërmetet apo aspektet tjera që BE të jetë aty dhe do të mbështesë sa herë që do ketë shkaqe të tilla.

Maqedonia e Veriu do shqyrtojë marrëveshjen Frontex. Ju mund të mbështeteni tek ne që të gjitha ligjet të përkthehen në gjuhën maqedonase.

Pika e tretë. Përfitimet do të vijojnë teksa keni rrugën BE, do ketë rritje investimesh, bashkëpunime në pikat kyçe, punësime të reja, mundësi të reja, për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët tuaj. Në fund, I dashur Edi, I dashur Dimitr, ju keni treguar kaq shumë lidershqip, vizion, durim strategjik por në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus ju keni treguar bashkimit tuaj me vlerat evropiane. Urime, fillimi të negociatave me dy vendet është një sukses I presidencës cceke kjo është ngritur nga puna e presidencave të mëparshme.

Populli shqiptar dhe ai i Maqedonisë së Veriut e meritojmë, ne do jemi bashkë dhe do i presim dy vendet në union”, tha Von den Leyen.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME