Sunday, November 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVendimi për çeljen e negociatave u mor mesnatën e kaluar

Vendimi për çeljen e negociatave u mor mesnatën e kaluar

Delegacioni shqiptar që ndodhet në Bruksel për negociatat pritet të zhvillojë sot mbledhjen në tryezën e parë ndërqeveritare, pasi vendimi për çeljen e negociatave nga 27 vendet antare është marrë tashmë. Zyrtarisht vendimi u mor mbrëmë në mesnatë nga Këshilli Evropian, në një mbledhje ku 27 përfaqësuesit e shteteve të BE ngritën kartonin jeshil për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në tryezën e parë ndërqeveritare, pritet që delegacioni shqiptar të ulet në orën 11:00.

Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.

Antarët e delegacionit në tryezën e parë: 

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE
Znj. Suela Janina, Ambasadore e RSH në BE
Z. Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm
Znj. Adela Xhemali, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë
Znj. Adea Pirdeni, Zv/Ministër i Drejtësisë
Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik
Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e INSTATTryeza e Dytë
Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim
Znj. Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm
Z. Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm
Z. Besart Kadia, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë
Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Z. Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Z. Roland Kristo, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ermira Gjeci, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ornela Çuçi, Zv/Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Znj. Elira Kokona, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave
Znj. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e BE
Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike

Znj. Albana Agastra, Këshilltare e MEPJ
Znj. Natasha Ahmetaj, Zv/Guvernatore e Bankës së Shqipërisë
Z. Ami Kozeli, Drejtor i kabinetit të Kryenegociatorit me BE
Znj. Admira Jorgji, Drejtore e Drejtorisë së BE në MEPJ12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së
Shqipërisë, z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së
Çekisë dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME