AKTUALITET

Vatër zjarri afër puseve të naftës në Drenovë të Mallakastrës

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në Drenovë të Mallakastrës, në afërsi të puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në terren, duke bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën për të parandaluar riaktivizimin e vatrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button