Protesta/ Zgjohen patosarakët, kundër shkrirjes së bashkisë. Banorët kundërshtojnë përfshirjen në Bashkinë Fier

Patos – Banorë të Bashkisë Patosit, po zhvillojnë sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe shkrirjen e Bashkisë Patos.
Protestuesit kundërshtojnë përfshirjen e Patosit në Bashkinë Fier, duke kërkuar që Patosi të vijojë të funksionojë si njësi e veçantë administrative. Ata argumentojnë se Bashkia Patos ka kapacitete të mjaftueshme financiare dhe administrative për të përballuar shpenzimet e saj dhe nuk është një nga bashkitë që mbështeten në mënyrë të vazhdueshme me fonde nga qeveria.
Sipas banorëve, ndryshimi i statusit të Bashkisë Patos mund të sjellë pasoja për administrimin e territorit, ofrimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e zonave rurale që aktualisht janë pjesë e saj.
Banorët theksojnë se Patosi është ndër bashkitë që arrijnë të mbulojnë shpenzimet e tyre me të ardhurat e krijuara dhe e konsiderojnë këtë një argument të fortë kundër përfshirjes së saj në një bashki tjetër.
Protesta vjen në kuadër të debatit për reformën e re territoriale, ndërsa banorët kërkojnë që vendimmarrja për të ardhmen administrative të Patosit të marrë në konsideratë edhe specifikat ekonomike, sociale








