“Ethet e gushtit në PS”/ Rama merr në provim ministrat në Pogradec

Kanë dalë detaje të reja nga takimet që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të dielën dhe të hënën në vilën qeveritare në Pogradec. Të dielën kreu i qeverisë do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve të PS-së së bashku me kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare.
Në fokus pritet të jetë dokumenti “Besa” dhe dokumenti tjetër i njohur si “Prania e Besës” të publikuara prej Ramës gjatë muajit korrik.
Ndërsa të hënën pritet të zhvillohet “provimi” i zakonshëm i ministrave përpara çdo sesioni parlamentar. Çdo ministër do të raportojë për punën e bërë gjatë 6 muajve të parë të këtij viti.
Në Partinë Socialiste flitet se në javën e parë e shtatorit mund të ketë një mbledhje të Asambleja Kombëtare të Partisë Socialiste. Nëse ajo mblidhet, me shumë gjasa nuk do të mungojnë ndryshimet në qeveri. Ethet e gushtit në PS kanë filluar të ndihen.







