AKTUALITET

Pezullohet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

Një problem teknik ka shkaktuar fikjen e sistemeve të trafikut ajror në Shqipëri pasditen e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar të Albcontrol, sistemet janë fikur rreth orës 17:30, ndërsa ekspertët kanë marrë menjëherë masat e nevojshme për të shmangur çdo rrezik për avionët që ndodheshin në hapësirën ajrore shqiptare.

Albcontrol bën me dije se rreth orës 18:00 është bërë e mundur rikthimi në funksion të rreth 90% të sistemeve. 

Sipas kompanisë, reagimi në kohë i stafit dhe masat e marra kanë bërë të mundur shmangien e bllokimit të trafikut ajror në hapësirën ajrore shqiptare.

NJOFTIM PER MEDIA I ALBCONTROL

Sot në orën 17:30 për shkak të një problemi teknik janë fikur sistemet e trafikut ajror. Ekspertët e Albcontrol kane marrë tē gjitha masat për të shmangur çdo rrezik për avionët në hapësirën ajrore dhe janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në punë. Rreth orës 18:00 u arrit që 90% e sistemeve të rikthehen në funksionet normale dhe ndërkohë po punohet për të rikuperuar edhe pjesën tjetër të tyre. Falë reagimit nē kohë dhe me profesionalizëm u bë e mundur që të shmangej bllokimi i trafikut ajror në hapësirën tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button