
Një tjetër ndërhyrje e suksesshme kirurgjikale është realizuar në Spitalin Memorial Fier, duke shënuar një hap të rëndësishëm në konsolidimin dhe zhvillimin e Shërbimit të Kirurgjisë Kardiovaskulare.
Bëhet fjalë për trajtimin e një rasti kompleks, ku pacienti ishte diagnostikuar me pseudoaneurizëm të arteries femorale superficiale të djathtë, me përmasa 67 × 33 mm.
Sipas mjekut mësohet se flasim qe per here te pare hapet Sherbimi i Kirurgjise Kardiovaskulare, dhe jane interventet e para qe behen, qe sjane bere me pare, dergoheshin ne Tirane pacientët ndçrsa tani kryhen këtu.
Për trajtimin e këtij komplikacioni vaskular u krye me sukses riparimi i arteries femorale superficiale të djathtë dhe pseudoaneurizmektomia, duke i mundësuar pacientit marrjen e trajtimit të specializuar kirurgjikal në Spitalin Memorial Fier.
Ndërhyrja u realizua nga Dr. Fation Hamiti, mjek kardiokirurg dhe kandidat për Doktor Shkencash, në bashkëpunim me një ekip multidisiplinar të përkushtuar, pjesë e të cilit ishin Dr. Çagla Yazar, anesteziste; Inf. Xhesika Hoxha, kryeinfermiere salle; si dhe Inf. Sara dhe Inf. İpek.



Ky rast vlerësohet si një tjetër moment i rëndësishëm në zhvillimin e Shërbimit të Kirurgjisë Kardiovaskulare në Spitalin Memorial Fier, duke zgjeruar mundësitë për trajtimin e patologjive komplekse vaskulare dhe kardiovaskulare pranë vendbanimit të pacientëve.
Zhvillimi i kapaciteteve të specializuara dhe realizimi i ndërhyrjeve të tilla synon t’u ofrojë pacientëve kujdes kirurgjikal modern, të specializuar dhe cilësor, duke reduktuar nevojën për transferime drejt qendrave të tjera spitalore.
Një ekip. Një vizion. Një shërbim në zhvillim.
Një hap më shumë për Kirurgjinë Kardiovaskulare në Spitalin Memorial Fier.
https://www.facebook.com/share/r/19RPqbZfoG/










