EKONOMITOP-NEWS

Daily Mail/ Pse “Çunat e Londrës” po stepen në të investuarin në Shqipëri?

Gazeta britanike Daily Mail i ka kushtuar një reportazh të gjatë të ashtuquajturve “Çunat e Londrës”, duke u fokusuar te mënyra se si ata investojnë në Shqipëri paratë e siguruara në Angli përmes trafikut të kokainës dhe kultivimit të kanabisit në shtëpi bari. 

Tom Kelly, editor i investigimeve në këtë gazetë thotë se “paratë investohen edhe në ndërtimin e  hoteleve luksoz të cilat frekuentohen edhe nga ata 1 milion turistët britanik të cilit zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë çdo vit.

Në artikull të cilit i referohet Top Channel, evidentohet edhe përpjekja e SPAK në sekuestrimin e pronave me burim krimin e organizuar shqiptarë në Britaninë e Madhe si dhe  një marrëveshje mes palës angleze dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Kjo marrëveshje parashikon se pronat e konfiskuara në Shqipëri apo Angli të shtetasve shqiptarë, pasi të jenë shitur  do të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve.

Daily Mail ndalet në rrolin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara zyrat e të cilës janë në një pronë të konfiskuar të një individi i dënuar për prostitucion.

Risena Xhaja, drejtuesja e Agjencisë të Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, i tregoi gazetës Daily Mail një katalog, të përgatitur posaçërisht, ku paraqiten rreth 2,500 prona dhe pasuri me vlerë mbi 28 milionë euro,  të cilat prokurorët i kanë sekuestruar gjatë dekadës së fundit, pasi dyshohet se janë blerë me para që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Mes pasurive të sekuestruara përfshihen një sërë hotelesh të shtrenjta, vila, komplekse turistike pranë detit dhe apartamente bregdetare në të gjithë vendin.

Një hotel i konfiskuar  iu dha Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, në mënyrë që oficerët ta përdorin për pushime dhe konferenca trajnimi.

Ndërsa një pronë në Tiranë tashmë është shndërruar në një galeri publike.

Të tilla konfiskime janë komentuar nga Risena Xhaja si të rëndësishme.

Të dhënat e Agjencisë Shqiptare të Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara tregojnë se deri në qershor 2026 janë sekuestruar 2500 asete me vlerë mbi 28 milion euro.

Janë 514 asete të konfiskuara vlera të cilave shkon në mbi 6.5 milion euro. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button