AKTUALITET

Sh*rr në Sarandë, tre të plagosur

Një sherr i dhunshëm mes disa të rinjve është regjistruar dy ditë më parë në Sarandë, duke lënë tre persona të plagosur. Konflikti nisi në një berberhane, ku një debat mes disa personave degjeneroi në përplasje fizike dhe përdorimin e mjeteve prerëse. Më pas, sherri u zhvendos në një lokal pranë berberhanes. 

Të plagosur mbetën vëllezërit Elidon dhe Mario Shukulli, si edhe Andi Saliaj. Të tre u dërguan në Spitalin e Sarandës, ndërsa Elidon Shukulli u transportua më pas drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Policia arrestoi Kamelo Aliajn, Andi Saliajn dhe Eduard Bajramin, si të dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Paraprakisht dyshohet se konflikti nisi për motive të dobëta. Çështja i është referuar Prokurorisë për “Plagosje të rëndë me dashje”, të kryer në bashkëpunim, dhe “Prishje të qetësisë publike”. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë dhe përgjegjësinë e secilit person të përfshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button