AKTUALITET

Merr flakë një automjet në hyrje të parkingut në qendër të Fierit

Fier – Një automjet tip Benz ka marrë flakë në hyrje të parkingut nëntokësor, në qendër të qytetit të Fierit.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, drejtuesi i automjetit po përgatitej të merrte biletën për të parkuar, kur një shkëndijë elektrike në motor dyshohet se shkaktoi zjarrin.

Drejtuesi ka braktisur menjëherë automjetin dhe ka njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërhyrja e shpejtë ka shmangur përhapjen e zjarrit te automjetet e tjera të parkuara në parkingun nëntokësor, i cili ndodhet në qendër të Fierit dhe është në varësi të Bashkisë Fier.
Shkaqet e sakta të zjarrit mbeten për t’u përcaktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button