
Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me Andreas Schieder, raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian.
Takimi është bërë publik nga vetë deputetja socialiste, ku në postimin në Facebook, Spiropali e ka përshkruar bisedën me Schieder si “të hapur dhe shumë të vlefshme”, duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënieve me Europën dhe procesit të integrimit të Shqipërisë. Në “fushën e shahut” të politikës “gurët” kan rënë e po bien një e nga një. Veliaj para drejtësisë, Balluku si me “dembelizëm por po bën xhiro para drejtësisë”, Protestuesit prej katër muaj kërkojnë largimin e Ramës, ndërkohë që ky i fundit po negocion për një post në institucione ndërkombëtare jashtë Shqipërisë. Tashmë Spiropali mbetet që të drejtojë PS pasi ka fituar dhe është parë shumë herë me diplomat të fuqishëm europianë në takime në selitë e tyre por edhe në kafene.
Postim i plotë:
Një bisedë e hapur dhe shumë e vlefshme me Andreas Schieder, Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian.
Europa nuk është vetëm destinacioni ynë.
Është standardi që aspirojmë, tërësia e sfidave që duhet të përballim për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes.
Faleminderit Andreas për miqësinë dhe angazhimin e sinqertë e të gjithëkohshëm.








