Dita Ndërkombëtare e të Moshuarëve festohet edhe në Gjirokastër

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve u shënua edhe në Gjirokastër, ku aktivitetet festive sollën së bashku të moshuar, këngë, valle dhe gatime tradicionale.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, të moshuarit kaluan disa orë ndryshe, të shoqëruar nga muzika dhe vallet popullore. Përmes kësaj veprimtarie u përcoll një mesazh vlerësimi dhe respekti për kontributin e tyre ndër vite.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe një tryezë e pasur me ushqime të përzgjedhura dhe gatime tradicionale, duke i dhënë festës edhe shijen e mikpritjes karakteristike gjirokastrite.
Këngët dhe vallet krijuan momente gëzimi, ndërsa të pranishmit ndanë mes tyre biseda, kujtime dhe emocione.
Aktivitete të tilla synojnë të sjellin në vëmendje rëndësinë e përkujdesjes, respektit dhe përfshirjes sociale të të moshuarve, duke i bërë ata pjesë aktive të jetës komunitare.







