Luiza Gega ka shkruar historinë e atletikës shqiptare me një pjesëmarrje spektakolare në Botërorin e Atletikës u zhvillua në Oregon të SHBA. Një pjesëmarrje që u kurorëzua me vendin e pestë në garën e 3000 metrave me pengesa, si dhe me një rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë.
Nuk do të mungojë as shpërblimi sipas Ligjit për Sportit, mbi trajtimin e sportistëve elitarë për pozicionimin e tyre në garat ndërkombëtare. Shpërblimi që i takon sipas ligjit Luiza Gegës për vendin e pestë të arritur në Kampionatin Botëror të atletikës është 10 milionë lekë të vjetër.
Një shumë e cila në fakt siç kanë treguar vazhdimisht sportistja dhe trajneri i saj, shkon thuajse zakonisht për grumbullimet që ajo zhvillon jashtë vendit tonë për t’u përgatitur më së miri për garat në të cilat merr pjesë.