AKTUALITET

Memaliaj/ Gërryenin shtratin e Vjosës me skrep, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

Një 44-vjeçar nga Tepelena është arrestuar në Memaliaj, ndërsa një 49-vjeçar nga Tirana është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë dëmtuar habitatet në zonat e mbrojtura mjedisore.

Sipas Policisë, dy shtetasit janë konstatuar ditën e djeshme në fshatin Vasjar, në vendin e quajtur “Gallaticë”, duke gërryer shtratin e lumit Vjosa me një mjet të rëndë (skrep).

Në lidhje me rastin, është arrestuar shtetasi L. B., 44 vjeç, banues në Tepelenë, ndërsa shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Tiranë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button