Njoftim i ambasadës greke

Ambasada e Greqisë në Shqipëri, Zyra Konsullore në Tiranë, si dhe Konsullatat e Përgjithshme në Gjirokastër dhe Korçë, do të qëndrojnë të mbyllura ditën e mërkurë, më 28 tetor 2026, në kuadër të festimit të Përvjetorit Kombëtar të 28 Tetorit 1940, një prej datave më të rëndësishme në historinë e popullit grek.
Kjo ditë përkujton qëndresën dhe vendosmërinë e Greqisë përballë ultimatumit italian, në vitin 1940, duke u kthyer në simbol të lirisë, guximit dhe krenarisë kombëtare.
Njoftimi
Ambasada e Greqisë në Shqipëri, Zyra e saj Konsullore dhe Konsullatat e Përgjithshme në Gjirokastër dhe Korçë do të mbeten të mbyllura të mërkurën, më 28 tetor 2026 për shkak të festimit të Përvjetorit Kombëtar të 28 tetorit 1940.
Për shumë vjet gëzuar të gjithë Grekeve dhe Grekëve në mbarë boten!








