AKTUALITETTOP-NEWS

Bashkëshortja e Veliajt e viziton në burgun e Fierit, pritet edhe transferimi i Gys Agasit

Fier – Bashkëshortja e Erion Veliajt ka mbërritur në burgun e sigurisë së lartë në Fier për ta takuar, pasi ish-kryebashkiaku i Tiranës u transferua pasditen e djeshme në këtë institucion, ku aktualisht ndodhet në fazën e observimit.

Për të takuar Erion Veliaj ka hyrë  në ambientet e burgut Fier edhe e jëma e tij, Shqiponja. Ajo ka pohuar te sporteli në hyrje se duke ardhur është edhe nusja e djalit së bashku me çunin e saj.

Ndërkohë, në burgun e Fierit pritet të transferohet sot edhe Gys Agasi. Edhe pse mësohet se ka dalë shkresa për transferimin e tij, destinacioni nuk është bërë ende publik.

Burime nga burgu i Fierit nuk e konfirmojnë zyrtarisht këtë informacion. Megjithatë, sipas burimeve konfidenciale, shkresa për transferimin e Gys Agasit është nxjerrë, por në të nuk specifikohet institucioni ku ai do të dërgohet.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Gys Agasi pritet të transferohet në burgun e sigurisë së lartë në Fier, por ky informacion mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button