AKTUALITET

Protesta e 21-të studentore/ Studentët: Bojkotoni mësmin, marshoni me ne!

Studentët pas marshimit nëpër Tiranë mësynë në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku iu kanë kërkuar bashkëmoshatarëve të tyre të bojkotojnë mësimin.

Gjatë futjes në ambientet e ‘Shkencat e Natyrës’ ata u kanë bërë thirrje studentëve të këtij fakulteti të bashkohen e marshohjnë me ta drejt Ministrisë së Arsimit.

Studentët shprehen se bojkoti i mësimit vijon, ndërsa kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Një kusht i panegoiueshëm ky, pavarësisht thirrjeve të kreut të qeverisë për të dialoguar me ta.

‘Bojkoto dhe protesto’ është motoja e studentëve, teksa protestës së tyre i janë bashkuar edhe pedagogët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button