Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËHailey Bieber fiton gjyqin për shkelje të markës tregtare

Hailey Bieber fiton gjyqin për shkelje të markës tregtare

Hailey Bieber ka fituar ligjërisht të drejtën për të emëruar kompaninë e saj të kujdesit të lëkurës, Rhode.

TMZ raportoi se modelja fitoi pasi u padit për shkelje të markës tregtare nga një kompani veshjesh e quajtur gjithashtu Rhode.

Themeluesit e ndërmarrjes tetëvjeçare, e cila u krijua në New York, por me seli në Los Angeles, argumentuan se të kesh dy kompani me të njëjtin emër do të ishte konfuze për publikun.

Shqetësimi më i madh dukej se ishte se ndërkohë që Hailey po fokusohej aktualisht në kujdesin e lëkurës, ajo kishte aplikuar gjithashtu për një markë tregtare Rhode për veshje.

Mirëpo, Bieber dhe ekipi i saj argumentuan në gjykatë se ata ishin të fokusuar vetëm në kujdesin e lëkurës, jo veshjen, duke eliminuar kështu konfuzionin.

Një gjykatës federal ra dakord dhe refuzoi kërkesën e kompanisë së veshjeve për një urdhër paraprak për të parandaluar modelen të përdorte emrin.

Të premten, sipërmarrësja  publikoi një dokumentar në lidhje me krijimin e kompanisë në YouTube.

Në pamjet e prapaskenave,ajo  shpjegoi: “Gjithmonë e dija se doja të krijoja një markë rreth emrit Rhode dhe të krijoja këtë botë të Rhode”.

“Rhode është emri im i mesëm, është emri i mesëm i nënës sime. Mua më dukej gjithmonë sikur tingëllonte kaq bukur”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME