Saturday, May 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËA do kthehen 23 deputetët e përjashtuar në Kuvend?

A do kthehen 23 deputetët e përjashtuar në Kuvend?

Nesër më 30 tetor, deputetët rikthehen në seancë plenare. Ndonëse e fundit nuk u zhvillua, për shkak të vendimit të opozitës për të shkaktuar kaos dhe për të bllokuar punimet e Kuvendit, deri në plotësimin e kërkesave të saj, ligjvënësit do të rikthehen për të diskutuar, sipas rendit të ditës për 4 orë, problematikat e zgjedhësve. Por njëjtë si seanca e fundit, edhe seanca e së hënës, pritet të zhvillohet me përplasje mes opozitës dhe maxhorancës.

Për shkak të kaosit që krijuan, 23 deputetë të opozitës, rezultojnë të përjashtuar. Me kërkesë të deputetëve socialistë, mes të përjashtuarve janë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si dhe kreu i demokratëve Sali Berisha.

Por në përgjigje të interesit të Report Tv, Gazment Bardhi deklaroi se të përjashtuarit do të jenë në Kuvend, pasi sipas tij, afati për përjashtimin me 10 ditë, përfundon më 29 tetor, dhe jo më 30, sikurse thuhet në vendimin e vulosur me votat e socialistëve në Sekretariatin e Etikës. Më herët, këtë e konfirmoi përmes një statusi në rrjetet sociale, edhe një tjetër prej të përjashtuarve Saimir Korreshi.

“I tremben opozitës prandaj dhe na përjashtojnë dhe kur nuk u dalin llogarite, nuk zbatojnë as vendimet e tyre”. 

Përjashtimi 10 dite i deputeteve ka hyrë në fuqi me 20.10.2023 dhe me logjike normale përfundon ne datën 29.

“Ne do të jemi në seancë!”- shkruajti deputeti.

Por jo vetëm përjashtimet, pritet të jenë molla e sherrit seancën e së hënës. Rikthimin pas 10 ditësh në Kuvend, një pjesë e deputetëve të opozitës e kanë edhe me një hall të ri: atë të betejës së Sali Berishës me drejtësinë, pas vendosjes nga SPAK të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje” ndaj ish kryeministrit për aferën e “ish kompleksit Partizani”.

Ky i fundit, e ka lidhur veprimin e SPAK, me aksionin e opozitës në parlament, duke paralajmëruar se ky aksion do të përshkallëzohet deri në grevë urie

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME