Friday, October 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedAbazoviç: Do shkoj në takimin e “Ballkanit të Hapur”

Abazoviç: Do shkoj në takimin e “Ballkanit të Hapur”

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e radhës të “Open Ballkan”. Në një intervistë për mediat vendase, ai tha se nuk kishte dëgjuar asnjë argument të vlefshëm se “Ballkani i Hapur” nuk ishte i mirë për Malin e Zi. Ai konfirmoi pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit ku është ftuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Unë do të shkoj atje si kryeministër. Mendoj se çdo iniciativë rajonale që mund të përshpejtojë integrimin është diçka që duhet t’a pranojmë. Nëse dikush ka një ide për të zëvendësuar integrimin evropian, ne nuk jemi të interesuar. Por realisht, nuk kam dëgjuar asnjë argument të vlefshëm se pse

Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi. Nëse nuk është mirë për një parti apo për një politikan, le ta thonë. Por nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm,” – tha ai.

“Ne duam ta kthejmë ‘lojën’ në favorin tonë dhe të tregojmë se mund të bashkëpunojmë për pikat dhe çështjet që janë me interes të përbashkët” – shtoi Abazovic.

“Do t’ju kujtoj se presidenti Gjukanoviç ka marrë pjesë një here. Një herë ka marrë pjesë edhe ministri i ekonomisë Sekulic. Ka ndodhur më herët. Unë do të shkoj si kryeministër. Personalisht, mendoj se çdo iniciativë rajonale që mund të përshpejtojë “integrimin europian, jo vetëm të Malit të Zi, por edhe të vendeve të rajonit është diçka që duhet ta pranojmë,” – tha Abazovic.

Edhe më herët, Abazoviç ka thënë se ishte pro nismës, së cilës deri më tani i janë bashkuar vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Takimi i radhës do të mbahet në Ohër, në fillim të muajit qershor, por nuk ka ende një datë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME