Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAfera e inceneratorëve/ Vëllai i Lefter Kokës: Përgjegjësit janë Rama dhe Veliaj

Afera e inceneratorëve/ Vëllai i Lefter Kokës: Përgjegjësit janë Rama dhe Veliaj

Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar gjatë seancës së sotme se në burg ndodhet për shkak së ish-kryeministrit Sali Berishës. Por vëllai i tij Nard Koka ka deklaruar se mbrapa inceneratorëve është kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Gjatë një bisede telefonike me Çim Pekën, pasi ishte i ftuar në Syri Tv, Koka u shpreh se vëllai i tij, para se të dorëzonte Ministrinë ka firmosur një kontratë për inceneratorët, por më pas të gjitha gjërat janë bërë nga Veliaj dhe qeveria.

Biseda e plotë:

Çim Peka: Para se të dorëzonte mandatin e deputetit i ka dhënë garanci Rama që nuk ndodh gjë?

Nard Koka: Po, që fola me amerikanët, ti s’ke ‘non grata’. Do të kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin. Po nuk e dorëzove, malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait, mos e dorëzo. Vëllai e dorëzoi

Çim Peka: Kush ja shkruajti tekstin e dorëheqjes vëllait?

Nard Koka: Se mora vesh. Pas takimit me Ramën vetëm e pash në media që e kishte shkruar. Janë fjalët e Ramës që i kisha dëgjuar para dy muajsh.

Çim Peka: Pra ti po thua që Rama i dha garanci që kam fol me amerikanët, nuk ka non grata, nuk ka hetim, nuk ta bëjnë malore

Nard Koka: Nuk do të shpallin non grata, nëse ti nuk jep dorëheqjen do jetë malorja e rëndë, por në qoftëse e jep dorëheqjen malorja do jetë më e bute

Çim Peka: I premtoi që s’do ketë burg?

Nard Koka: Po i ka thënë që do jesh në arrest shtëpie

Çim Peka: Po Rama ka ndërhyrë realisht për ta liruar dhe thjesht s’ka pas mundësi apo e ka gënjyer?

Nard Koka: Thjesht e ka mashtruar sepse nuk ka pas gjë në dorë. Thjesht e ka mashtruar sepse i interesonte që vëllai im të ishte në burg që tu mbyllnin inceneratorët ishte skenar me regji e Ramës që të bënte këtë punë

Çim Peka: Po me kaq sa ke njohuri ti sepse ke një jetë që merresh me politikanë të lartë te inceneratoret kush ka më shumë faj, Teri, Veliaj, Rama apo Agaçi?

Nard Koka: Ju rren menja se ka ndonjëri tjetër përgjegjësi më shumë sesa Rama, ju mendoni se do të bëheshin inceneratoret pa Ramën? Mendoshit që u bëshin inceneratorët pa Veliajn?

Çim Peka: Një pyetje, Nard ti kur ke bërë muhabet me vëllain tënd a të ka shkuar mendja ta pyesësh ndonjëherë si ka mundësi që inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe aty jepen lekët, ti ke firmos?

Nard Koka: Vëllai im realisht me aq sa di unë 2-3 ditë para se të dorëzonte ministrinë ka firmosur një kontratë që ishte kontrata për inceneratorët më mbrapa të gjitha gjërat e financuara nuk janë bërë nga vëllai im janë bërë nga Erioni, është bërë nga qeveria, s’ka lidhje vëllai im

Çim Peka: Po Erioni me vëllain tënd, me Terin ka pas komunikim për inceneratorët ose a i ka dhënë ndonjë garanci që amerikanët nuk do e shpallin nuk do e bëjnë publike non gratën?

Nard Koka: Këtë nuk ta them dot 100% por çfarë kam dëgjuar nga vëllai kanë pas komunikim ditë dhe natë.

Çim Peka: Kanë pas komunikim?

Nard Koka: 100% nuk ta jap dot por çfarë kam dëgjuar nga vëllai po.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME