Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËAfera McGonigal/ Boçi: Rama si Enver Hoxha, ndërpret marrëdhëniet me SHBA

Afera McGonigal/ Boçi: Rama si Enver Hoxha, ndërpret marrëdhëniet me SHBA

Deputeti i PD Luçiano Boçi ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren, teksa ka kërkuar që të pranohet kërkesa e opozitës për të ngritur komisionin hetimor parlamentar për çështjen “Rama-McGonigal”.

Në këtë seancë vihet re se sërish kryeministri nuk ndodhet në Kuvend.

“Pamjet e shëmtuara të bllokimit të Parlamentit nga Garda për të mos lejuar deputetët përsëriten në këtë ushtrim force ushtarake ndaj deputetëve të zgjedhur.

Sot deputetët të përjashtuar nga ju kërkuan të jenë prezent në mbledhjen e Byrosë ju keni urdhëruar Gardën të mos futen në mbledhje kjo është shkelje e rëndë.

Deputeti që ankimohet për vendimin duhet të jetë prezent. Si mundet ju zonja kryetare që përjashtoni deputetë në emër të rregullores dhe shkelni rregulloren dhe vini këtu sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Kërkuam seancë pyetjesh që është urgjente e përcaktuar në rregullore që kryeministri duhet të ishte prezent kemi dy javë që e kërkojmë.

Kemi kërkuar dy komisionet hetimore. Pse e shkel me këmbë ti Kushtetutën e më tregon mua rregulloren dhe më përjashton?

De jure të paktën ushtro autoritetin tënd se kemi kërkuar komision hetimor për atë thikën në zemër që i keni ngulur marrëdhënies me SHBA.

Jeni ju ata që keni cenuar marrëdhëniet me Amerikën. Rama asgjë më shumë se Enveri që ndërpreu marrëdhëniet me SHBA.

U sulmua siguria e Shqipërisë nga disa hakera e këtu morëm vendimin për marrëdhëniet me Iranin, kurse Edi Rama personalisht ka goditur sigurinë e SHBA duke korruptuar kryeagjentin e FBI.

Kërkesa jonë është urgjente të ngrihet ky komision e mos vazhdoni me këtë turp se ne e dimë pjesën që ju e keni turp pa turp dhe ne e dimë mirë që lutja juaj e përditshëm është që “kryeministëri turpin tonë të përditshëm na i falni sot”. Vini mbroni një njeri që ka shkelur marrëdhëniet miqësore”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME