Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksident me një të plagosur në Fier - Patos. (vidio)

Aksident me një të plagosur në Fier – Patos. (vidio)

Fier – Aksident në aksin Fier-Patos në zonën e portëzës në Fier. 

Mësohet se një automjet tip BMË, pas disa devijimeve në rrugë, është përplasur me një kamion që shërben për mbledhjen e mbetjeve urbane.

Fatmirësisht drejtuesi i kamionit ka frenuar në kohë, duke shmangur një përplasje edhe më të fortë, ndërsa mësohet se i ka dhënë ndihmën e parë edhe drejtuesit të BMË.  Ky i fundit, pasi është nxjërrë nga makina, ëahtë shoqëruar për në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjeksore. 

Sipas bluzave të bardha, i lënduari, edhe pse ka marrë plagë, është jashtë rrezikut për jetën.

 Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e po punon për shkaqet e aksidentit ndërsa si pasojë e përplasjes në këtë aks është shkaktuar edhe trafik për disa kilometra me radhë.

Policia

Sot, rreth orës 12:45, në Portëz, shtetasi N. Y., duke drejtuar automjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip “Bmw” me drejtues shtetasin I. M., 27 vjeç, banues në Drizë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe po mer mjekim në spital shtetasi I. M.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME