Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksident në rrugën Lushnje - Berat, një i aksidentuar

Aksident në rrugën Lushnje – Berat, një i aksidentuar

Lushnje – Një aksident i rëndë në rrugën nacionale Lushnje – Berat në afërsi të Fier-Sheganit. 77 vjeçari Etem Bushi që udhëtonte me një motomjet elektrik duke dalë nga rruga dytësore është përplasur me një mjet tip Toyota që udhëtonte në drejtim të Lushnjes. Si rezultat i përplasjes motomjeti është ndarë në dysh dhe drejtuesi ka marrë plagë të rënda. 77 vjeçari është dërguar në spitalin e Lushnjes me plagë të rënda.

Uniformat blu kanë ndaluar drejtuesen e mjetit dhe po punojnë për dokumentimin e ngjarjes dhe po disiplinojnë trafikun.

Policia

Rreth orës 08:00 në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME