Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMeta - SPAKut: 'U lodhët' duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Veliajn,...

Meta – SPAKut: ‘U lodhët’ duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Veliajn, ministrat për të mbrojtur Edi Ramën!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur sot me nota të ashpra ndaj prokurorëve të SPAK-ut gjatë një konference shtypi për mediat. Ilir Meta i paralajmëroi se ata duhet të kryejnë hetimet për kallëzimet që janë bërë ndërsa vërejti me ironi se “u lodhën shumë ata duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Erion Veliajn! U lodhën shumë duke arrestuar ministrat për të mbrojtur Edi Ramën!”

“Unë, sa herë kam qenë në SPAK kam dalë para gazetarëve dhe sa herë të më ftojnë do të dal para gazetarëve, – tha Meta ndër të tjera. –  Por kur të më ftojnë, do t’u bëj edhe ca pyetje, serioze, këtyre prokurorëve, sepse kanë kërkuar edhe një mandat tjetër 9-vjeçar më duket, meqë janë lodhur shumë këta, janë lodhur duke gjetur ato 60 milionë milionë eurot që ua ka treguar Arben Ahmetaj ku janë dhe i dinë, po nuk i gjejnë dot, se nuk i lënë favoret që marrin nga Erion Veliaj. Apo nuk e kanë parë firmën e Erion Velisë atje se si i ka rrëmbyer kompetencën e Këshillit Bashkiak dhe i ka futur në borxhe, qytetarët e Tiranës për 30 vjet?!

U lodhën shumë ata duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Erion Veliajn!

U lodhën shumë duke arrestuar ministrat për të mbrojtur Edi Ramën!

U lodhën shumë hetuar PPP-të që ato të vazhdojnë dhe të dëmtojnë interesat e shqiptarëve. “

I nxitur nga gazetarët të japë më shumë detaje për paraqitjen e vjehrrës së tij, Fatime Kryemadhit në SPAK, Meta tha se nuk kishte “asnjë lloj shqetësimi”.

“Zonja Fatime është përgjigjur vetë më duket, se unë nuk i kam parë lajmet se kam punë më të rëndësishme, – tha ai.  – Zonja Monika përgjigjet vetë. Unë jam përgjigjur vetë. Një gjë duhet ta dije SPAK-u, se nuk dua të them tarallaku, Partia e Lirisë nuk sekuestrohet! Mund të sekuestrohet SPAK-u përpara, po Partia e Lirisë nuk sekuestrohet dhe të bëjë hetime për ato kallëzime që ne kemi bërë sepse përndryshe pasojat ndaj tyre do të jenë fatale”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME