AKTUALITETTOP-NEWS

Aksident tragjik në Lushnje, humb jetën 43-vjeçari Ernis Xhumari

Lushnje – Një aksident i rëndë rrugor, i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnje, i ka marrë jetën 43-vjeçarit Ernis Xhumari.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Benz” që drejtonte viktima po lëvizte me shpejtësi të lartë kur, në rrethrrotullimin e Plasmasit, ka humbur kontrollin. Mjeti fillimisht ka goditur bordurën e rrethrrotullimit, më pas është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg vendit të përplasjes.

Për shkak të forcës së madhe të goditjes, 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.

Gjithashtu, forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës nga mbetjet e automjetit, me qëllim rikthimin e normalitetit në qarkullimin e mjeteve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button