Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti/ Makina përplas për vdekje kalimtarin me biçikletë në Lushnje.

Aksidenti/ Makina përplas për vdekje kalimtarin me biçikletë në Lushnje.

Lushnjë – Aksident me pasojë vdekje ka ndodhur disa minuta më parë. Një automjet ka përplasur për vdekje një qytetar që po ecte me biçikletë. Në vendngjarje është edhe policia.

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 60 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. Ç., 65 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. B. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME