Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTë dehur, dy persona nga Dimali rrahin dy persona në Lushnje, arrestohen

Të dehur, dy persona nga Dimali rrahin dy persona në Lushnje, arrestohen

Fier – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit R. H., 29 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, të dy banues në Dimal, pasi dyshohet se për motive të dobëta, duke qenë në gjendje të dehur, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit K. D., 27 vjeç, kanë dhunuar banesën e shtetasit A. M., 37 vjeç, si dhe e kanë goditur 37-vjeçarin, me grushte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. S., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin me një shumë parash në të, një shtetaseje;

-A. O., 41 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës dhe ka goditur me grushte, një shtetas.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME