Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti në Lushnje, një i plagosur

Aksidenti në Lushnje, një i plagosur

Një aksident i fortë ka ndodhur në Lushnjë, në rrugën rurale tek kthesa e Grabjanit – Tre urat. Një automjet Volkswagen me targa AB949 BZ është përplasur me një motomjet.

Si pasojë, drejtuesi i motomjetit, Ardian Meçani, që mblidhte shishe plastike, është plagosur dhe dërguar në spital, kurse tjetri është ndaluar nga Policia. Të dy mjetet janë dëmtuar. Policia e Lushnjës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet. Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar radhë të gjata.

Lushnjë/Informacion paraprak

Në datë 25.02.2023, në vendin e quajtur “Rotondo e Grabianit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., 30 vjeç, është përplasur me një triçikël me drejtues shtetasin A. M., 33 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjerja në mjetin triçikël, shtetasja L. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME