Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta nga Kukësi: Rama ishte kundër Rrugës së Kombit

Meta nga Kukësi: Rama ishte kundër Rrugës së Kombit

Ilir Meta ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 14 majit në Kukës, ku ka prezantuar kandidatin e Foltores së Sali Berishës. Pas Luçiano Boçit në Elbasan, dhe Arjan Hoxhës në Kamëz, nën flamurin e Partisë së Lirisë, Meta kërkoi sot votën e Kuksianëve për Admir Sinamatin.

“Një falënderim Berishës për rrugën, këtë investim madhor në një kohë të vështirë.

Mbaj mend atëherë që Rama ishte kundër rrugës se kishte hall se do të kushtonte dhe se ishte e panevojshme” tha Meta ndërsa theksoi se ka ardhur koha e ndryshimit të madh.

“Admir Sinamati është një shpresë e madhe për Kukësin, që mendimi i intelektualëve, ekspertëve që mendjen e kanë këtu ku janë lindur, t’i japim Kukësit atë vend që meriton.

Të gjithë kemi një borxh ndaj Kukësit. Ndaj është koha e një ndryshimi të madh, është një ndryshim i vonuar, por nuk duan të bëj analizën e të kaluarës sepse kemi vetëm 80 ditë përpara”, vijoi Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME