Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha nga Tepelena: Ministrat e Ramës 5 herë shkojnë në Dubai dhe...

Berisha nga Tepelena: Ministrat e Ramës 5 herë shkojnë në Dubai dhe 1 herë tek ju

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “po bllokon hetimet me komision parlamentar” për udhëtimet e tij me charter privat, pasi shpenzimet janë shumë më shumë se sa 122 milionë euro.”

Ndërsa tha se ministrat e qeverisë Rama, “5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Gjirokastër dhe Tepelenë”.

Sali Berisha: Rama pasi ka bërë 137 udhëtime me aeroplan e dhomë gjumi luksi se lodhet shuimë packa se nga 48 mbledhje qeverie ne një vit ka marrë pjesë vetëm në 19 mbledhje. Të gjitha të tjerat i ka Ballukja, po ajo është kryeministrja se ajo zbaton porositë me SMS.

Shpenzon 122 milionë euro dhe thotë që këto udhëtime janë më lirë se udhëtimet e paraardhësit në linjat tregtare.

Janë dhe më shumë të shpenzuara udhëtime, abuzime, weekend.

A e dini që këta ministra, absolutisht 5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Gjirokastër dhe Tepelenë.

A e dëgjuat Arben Ahmetajn që i thoshte pasaporta ime nuk është aty? Këta mbajnë nga 3 pasaporta në xhep për të mos u diktuar.

Kjo bandë arriti të paimagjinueshmen, të rekrutojë kryezbuluesin e SHBA, McGonigal.
E para, t’ia bësh një vendi që të ka bërë aq të mira në histori, je më besëpreri i shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut gjer më sot.

Ky, duke na quajtur ne antiamerikanë, pse ne po mbronim vlerat e lirisë, vlerat e amerikanëve në Shqipëri, ky njeri nuk ka asnjë interes.

Ne kemi interesa kombëtare dhe forca e idealeve tona është e pamposhtur.

Ju garantoj se këtë revolucion do e fitojmë.

Misionarët nuk janë shumicë, por ata fitojnë, ata nuk humbasin. Ata nuk humbasin sepse sakrifikojnë.

Demokratët duhet të bindin çdo shqiptar se këtë betejë e kemi për çdo shqiptar.
Ndaj, të ecim të vendosur, të ecim të guximshëm, të sigurt drejt fitores që meritojmë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME