Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRrugët e fshatit Suk1 shtrohen me preferenca partiake (foto e video)

Rrugët e fshatit Suk1 shtrohen me preferenca partiake (foto e video)

Roskovec – Në fshatin Suk1 të bashkisë Roskovec rrugët shtrohen me preferenca partiake. Banorët: Taksat bashkisë ja paguajmë, rrugët nuk na shtrohen se jemi demokratë. Ndriçim e kanalizime të ujrave të zeza nuk kemi, kryetaren e bashkisë e kemi edhe vajzë nga fshati.

Janë banorë të të njëljtit fshat por jo të të njëjtës Lagje. Rrugët e lagjes “Metushi” janë të shtruara me asfalt sepse pjesa më e madhe e banorëve votojnë PS, na thonë banorët , ndërsa rrugët e lagjes “Agaçaj” janë pa kanalizime, pa ndriçim dhe të pa shtruara sepse çjesa më e madhe e kësaj lagje voton PD dhe në këtë rrugë jeton dhe kryetari i PD së fshatit .

Lagja “Agaçaj” përbëhet nga 100 banesa. Banorët pohojnë se rruga ka prej shumë vitesh në këtë gjendje, pluhur në verë e baltë në dimër. Janë taksapagues të rregull në bashki, por shërbimet nga ana e bashkis[ nuk e marrin.

Një banore pohonë faktin se përveçse duhet të përgjigjen për punën se u duhen të ardhurat për të mbajtur familjen, sa mbaronë punët e shtëpisë duhet ti fillosh nga e para për shkak të pluhurit për të mos thënë që lavatriçen e çojnë çdo ditë për të larë rrobat sepse edhe kur thahen bëhen pis nga pluhuri i rrugës

Jemi ankuar dhe askush nuk na jep zgjidhje thonë ata, e bëjnë për bindje politike, pjesa e lagjes son më shumë votojnë PD, ndërsa lagja tjetër i ka rrugët e shtruara se votojnë PS. Do ta shtrohet kur të vi partia juaj, thonë banorët kur kanë pyetur kryebashkiaken Majlinda Bufi

Nga ana tjetër kryebashkiakia Bufi ka pohuar se ka një radhë pune e cila zbatohet nga ndërmarrja e punimeve në bashki, edhe ajo rrugë do të shtrohet kur ti vi radha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME