Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAAksidentohet politikania e lartë turke (vidio)

Aksidentohet politikania e lartë turke (vidio)

Nënkryetarja e Grupit të Partisë Demokratike Popullore të Turqisë (HDP) Meral Danış Beştaş, shoferi i saj Mehmet Vefa dhe një anëtar i partisë emri i të cilit nuk dihet janë aksidentuar mbrëmjen e së enjtes në lagjen Karayazı të qytetit të Erzuromit. Ajo ndodhej atje për një takim elektoral.

Beştaş, e cila mbeti e bllokuar në automjetin dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë. Thuhet se automjeti u rrokullis për shkak të ngricave. Mësohet se Beştaş nuk është në gjendje të rëndë. Ajo është dërguar me ambulancë në Spitalin Shtetëror të Erzurumit.

Në spital u shtruan edhe shoferi Vefa dhe anëtari tjetër i partisë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Mediat turke thonë se të plagosurit kanë fraktura në trup. Deputeti i HDP-së, Ömer Faruk Gergerlioğlu tha se politikania është e vetëdijshme dhe nuk duket se është në rrezik për jetën. Megjithatë, ajo do të dërgohet në Ankara për ekzaminime të hollësishme. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME