Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPastrimi i parave në ndërtim/ Kush besohet, Veliaj apo Dumani?

Pastrimi i parave në ndërtim/ Kush besohet, Veliaj apo Dumani?

Gjatë një interviste për median italiane “La Republica”, kreu i SPAK Altin Dumani u pyet për pastrimin e parave të krimit. Dumani renditi disa sektorë ku krimi investon paratë, duke përmendur të parin sektorin e ndërtimit.

“Në Shqipëri në përgjithësi, bazuar në hetimet e kryera nga SPAK, mund të themi se sektorët më të prekur nga pastrimi i parave janë ndërtimi, pasuritë e paluajtshme, drita. industria, lojërat e fatit dhe turizmi hotelier” u shpreh Dumani, që shtoi se kohët e fundit po përdoren edhe kriptot.

Por gjatë një interviste në News24 kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj nuk e pranoi panoramën që prezantoi Dumani për median italiane. Veliaj llogariti me laps e me letër përqindjet e parave që shpenzohen për të blerë apartamentet në një pallat në Tiranë, duke iu referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë dhe një organizate (që u keqcitua) 50% e të ardhurave vijnë nga sektori bankar? Jemi dakort me këtë? Që 50% e parave vijnë nga sektori bankar? E thotë Banka e Shqipërisë e thotë edhe ky raporti që shumë veta u gëzuan që po sulmohet Shqipëria. 50% vijnë nga bankat. 15% vijnë nga emigrantët, vijnë nga remitancat, ai nuk i merr te banka në Shqipëri, por te banka në Milano, jo në Shqipëri, por në Frankfurt. Pyetja që bëhet më shumë dhe që i gëzon militantët është: Po ky 35% që ngeli pa zot? Ky 35% i bie të jenë lekë të pista. Ky 35%  në shqipëri i merr pronari i tokës, nuk shkon fare në bankë, ai kishte shpi me qerpiç, ishim tre vëllezër na jepni shtëpitë. Marrim secili nga 7 shtëpi” tha kryebashkiaku.

Nga llogaritë që bën Veliaj del se krimi nuk investon në sektorin e ndërtimit, një llogjikë krejt e kundërt me pohimin e Dumanit.

Por nuk është vetëm kreu i SPAK që thotë se sektori i ndërtimit është nga të më të prekurit e pastrimit të parave të pista. Raporti i fundit i “Moneyval” citonte se “ndërtimi ishte sektori më me risk për pastrimin e parave”.

Por Veliaj lexon vetëm raportet që i interesojnë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME