Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa si do të jetë fleta e votimit në 14 maj

Ja si do të jetë fleta e votimit në 14 maj

Këtë të enjte, një ditë para nisjes zyrtare të fushatës, KQZ hodhi shortin për renditjen e partive dhe të kandidatëve për kryebashkiakë në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.

Në listën për këshillat bashkiakë, goglat renditën të parin Koalicionin “Bashkë fitojmë”, PS-ja renditet e dyta, ndërsa Partia Demokratike e vulës e Enkeleid Alibeajt do të mbajë numrin 9.

Edhe kandidatët për kryetar bashkie në 14 maj kanë mësuar numrin me të cilin do të bëjnë fushatë. Në bashkinë e Tiranës, numri 1 do të mbahet nga kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri. I dyti në fletën e votimit është kandidati komunist Marko Dajti ndërsa e treta Lajla Përnaska nga PDIU-ja. Kryebashkiaku Erion Veliaj do të mbajë numrin 4, Pas tij, i pesti, në fletën e votimit renditet Belind Këlliçi i Koalicionit Berisha-Meta ndërsa i 6-ti Roland Bejko i PD-së së vulës.

Në Shkodër, kandidati i PS Benet Beci do të jetë i renditur i pari në fletën e votimit, ndërsa Bardh Spahia i dyti. Edhe në Elbasan, kandidati i PS do të mbajë numrin 1, Gledis Llatja ndërsa Luciano Boçi i opozitës numrin 2. Në Durrës, do të jetë Igli Cara i koalicionit të Berishës e Metës që renditet i pari, ndërsa Emirjana Sako e dyta.

Në pjesën më të madhe të vendit, qytetarët do të zgjedhin vetëm mes 2 kandidatësh, me përjashtim të 17 bashkive ku alternativa e tretë vjen ose nga PD zyrtare ose nga kandidatët e pavarur. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME