Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAktivistët e Ramës në ‘Drejtësinë e Re’/ Lista me anëtarë të KLP,...

Aktivistët e Ramës në ‘Drejtësinë e Re’/ Lista me anëtarë të KLP, KLGJ, SPAK! Mes tyre edhe shefja e gjykatës së SPAK

Skandali i aplikacionit “Aktivisti” të Edi Ramës përfshin një pjesë të zyrtarëve më të lartë të sistemit të drejtësisë.

Sistemi elektronik është krijuar nga socialistët, me qëllim shpërndarjen dhe komentet pozitive në rrjete sociale për deklaratat apo qëndrimet e kryeministrit e ministrave. Për shumë ekspertë, ky aplikacion është një formë shantazhi, sidomos ndaj administratës publike, për të siguruar që ata janë mbështetës të qeverisë. 

Një listë e anëtarëve të aplikacionit ‘Aktivisti” është publikuar mbrëmjen e së martës nga “Syri”. Lista emërore tregon se, përveç zyrtarë administrativë, në rrethin e personave që i janë atashuar platformës partiake janë edhe zyrtarë të lartë të “Drejtësisë së Re”, të cilët i janë trumbetuar opinionit publik si ajka e juristëve dhe të pavarur nga politika.

Në listë spikasin emrat e ish-Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, aktualisht anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, si edhe gjyqtares Irena Gjoka, e cila drejton Gjykatën e Posaçme Anti-Korrupsion.

Po ashtu, pjesë e “Aktivistit” janë kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla dhe anëtari i këtij institucioni, Bujar Sheshi. Së bashku me anëtarët e KLP-së, në listë janë edhe disa drejtorë të rëndësishëm të institucioni që qeveris prokurorët.

Ndërkohë, të paktën 20 prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore të seksionit të Prokurorisë janë identifikuar si anëtarë të rrjetit “Aktivisti”.

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të vetingut, Xhensila Pine, është gjithashtu përkrahëse e platformës së Edi Ramës.

Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Toska, dhe drejtues të rëndësishëm të qeverisë së gjyqësorit i janë bashkuar platformës “Aktivisti” të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Të paktën 13 gjyqtarë, kryesisht nga Tirana, por edhe rrethe të tjera, gjenden në listën e platformës partiake.

Edhe një anëtar i stafit administrativ të SPAK-ut gjendet në listën e pjesëmarrësve të platformës “Aktivisti”.

Ndërkohë, në listën e bërë publike janë edhe shumë anëtarë të aplikacionit, të emërtuar “prokuror” apo “gjyqtar”, të cilët nuk janë identifikuar ende me emrat të përveçëm.

Informacionet e publikuara janë një dëshmi më shumë se sistemi i drejtësisë së re është një shtojcë e Partisë Socialiste në pushtet.

Lista e “Drejtësisë së Re” në aplikacionin “Aktivisti”

Ina Rama-Anëtar-KOLEGJI I POSAÇEM I APELIMIT

Xhensila Pine-Anëtar-KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

Alfred Balla-Kryetar-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE

Bujar Sheshi-Anëtar/prokuror-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE

Ilir Toska-Anëtar-KESHILLI I LARTE GJYQESOR

Helena Papa-Drejtore e kabinetit-KESHILLI I LARTE GJYQESOR

Ejona Isufaj-Staf administrativ-KESHILLI I LARTE GJYQESOR

Elda Hoxha-Këshilltar-KESHILLI I LARTE GJYQESOR

Irena Gjoka-Gjyqtare-GJYKATA E POSAÇME

Elona Hysi-Kancelare-GJYKATA ADMINISTRATIVE DURRES

Dritan Hasani-Gjyqtar-GJYKATA E APELIT

Sokol Shehu-Gjyqtar-GJYKATA SHKODER

Lindita Hoxha-Gjyqtar-GJYKATA E APELIT

Valbona Sulejmani-Kancelare-GJYKATA PUKE

Flutura Hoxha-Gjyqtare-GJYKATA PUKE

Besnik Hoxha-Gjyqtar-GJYKATA TIRANE

Irena Hoxha-Gjyqtare-GJYKATA TIRANE

Arben Mullaj-Gjyqtar-GJYKATA TIRANE

Dhurata Balla-Gjyqtare-GJYKATA TIRANE

Teuta Hoxha-Gjyqtare-GJYKATA TIRANE

Fjoralba Prifti-Gjyqtare-GJYKATA APELI ADMINISTRATIV

Afrim Shehu-Prokuror-PROKURORIA DURRES

Bledar Mustafaraj-Prokuror-PROKURORIA ELBASAN

Rovena Zoto-Prokurore-PROKURORIA LUSHNJE

Elton Hoxhaj-Of. Policise Gjyqesore-PROKURORIA TROPOJE

Arben Nika-Prokuror-PROKURORIA LAÇ

Alfred Gjoka-Of.Policise Gjyqesore-PROKURORIA LEZHE

Ilir Hoxha-Prokuror-PROKURORIA SARANDE

Hasan Hasani-Staf administrativ-PROKURORIA PUKE

Albana Hoxha-Drejtor Kabineti-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE

Edlira Cimbi-Drejtor-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE

Luan Velaj-Staf administrativ-SPAK

Ilda Prifti-Këshilltar ligjor-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE

Rajmonda Levanaj-Sekretare-PROKURORIA E PERGJITHSHME

Fatbardh Lala-Staf administrativ-PROKURORIA TIRANE

Besnik Malaj-Of.Policise Gjyqesore-PROKURORIA TIRANE

Saimir Hysa-Prokuror-PROKURORIA TIRANE

Miranda Bushi-Prokuror-PROKURORIA TIRANE

Enrik Haxhira-jProkuror-PROKURORIA E APELIT VLORE

ALB365/Syri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME