Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREAkuza e fortë e Berishës: Altin Dumani njoftoi Arben Ndokën të arratisej

Akuza e fortë e Berishës: Altin Dumani njoftoi Arben Ndokën të arratisej

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta këtë të premte ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Berisha e akuzoi atë se e dështoi me qëllim operacionin për kapjen e disa emrave të njohur të botës së krimit.

“Altin Dumani, kreu i organizatës kriminale që quhet Skrap, do të hyjë në Gines si sharlatani më i madh në luftën kundër krimit. Ky kriminel pasi u mor dhe shiti të dhënat, dëshmitë e kushëririt të tij serial killer, dje bëri bllofin e radhës.

Deklaroi se ka prerë 50 urdhër-arreste. Miq, ky sharlatan është për analet e turpit të historisë. Asnjë i arrestuar në 50 urdhra të lëshuar. Ky është operacioni i turpshëm i Taulant Ballës dhe Altin Krimit.

Miqtë e mi, cilido që ka lexuar dosjen Metamorfoza, aty shkruhet e zezë mbi të bardhë se baroni i drogës, investitori strategjik i Edi Ramës, Kolomboja i Taulant Ballës, eliminoi Bardhok Pllanën me Bajrët. Jo vetëm kaq, por aty shkruhet se Arben Ndoka na dha ndihmë të çmuar duke nxjerrë në pritë viktimën e tyre.

E kam ndjekur me shumë vëmendje, isha i sigurt se Altin Dumani do merrte qesen e parave dhe do njoftonte Arben Ndokën t’ia mbathte nga Shqipëria. Arben Ndoka sot është në Dubai, kurse Altin Dumani është në turpin e tij në zyrën e shtetit” – tha Berisha

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME