Friday, June 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREDua Lipa, në listën e të famshmëve më të pasur në MB

Dua Lipa, në listën e të famshmëve më të pasur në MB

Harry Styles dhe Dua Lipa janë në mesin e të famshmëve që shfaqen në edicionin e parë të listës së të pasurve “40 Under 40” të “The Sunday Times”.

Në moshën 33 vjeçare dhe në vendin e 10-të në listën e 40 individëve nën 40 vjeç, është këngëtari i këngës “Shape Of You”, Ed Sheeran, i cili është shpallur muzikanti më i pasur i ri në Mbretërinë e Bashkuar me 396.8 milionë euro.

Artisti më i pasur britanik nën moshën 40 vjeç është edhe ish-anëtari i One Direction, Styles, 30 vjeç, i cili ka grumbulluar 204 milionë euro përmes muzikës dhe paraqitjeve në filma.

Në vendin e 17-të në listë është këngëtarja me 16 çmime “Grammy”, Adele, me 198 milionë euro pasuri.

Në vendin e 19-të është aktori Daniel Radcliffe dhe këngëtarja e muzikës pop, Dua Lipa, 28 vjeçe, me nga 105 milionë euro secili.

Lipa, e cila do të kryesojë skenën në Festivalin “Glastonbury” në qershor, së fundmi ka lançuar albumin e saj të tretë “Radical Optimism” që u ngjit në vendin e parë në listën zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME