Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEAnxhela Martinin e krahasojnë me Andrew Tate

Anxhela Martinin e krahasojnë me Andrew Tate

Të gjithë e njihni Andrew Tate, personazhin më të komentuar të rrjeteve sociale.
Deklaratat e tij, pikëpamja që ka për lidhjet femra-meshkuj, mënyra si duhet të sillet një mashkull dhe si duhet ta trajtojë femrën, ngjallën debate e revoltë të madhe në rrjet.
Aq sa, Tate u bllokua nga rrjetet sociale Instagram, Facebook, Tik Tok dhe Youtube.

Megjithatë, videot e tij vazhdojmë t’i shohim po njësoj në rrjet, megjithëse ai s’ka llogari personale. Atë e quajnë “Tate G” apo “Common Tate”, sepse sipas një pjese të ndjekësve ai jep këshillat më të vlefshme dhe gjithçka që thotë bën sens.
Tate e shohim shpesh nëpër video duke bërë “mini-intervista” apo biseda me miq, ku jep opinionet e tij për çështje të ndryshme. Por, e dini që Angela Martini, modelja shqiptare, ka nisur të bëjë të njëjtën gjë në Tik Tok?
Në llogarinë e saj, ajo nisi të postonte video ku jepte opinionte, bënte komente apo ofronte mësime për jetën, bazuar nga eksperiencat e saj personale.

Si i duket njerëzve? Një Andrew Tate shqiptar, versioni femër. Komentet flasin vetë:

Angela nuk i është përgjigjur asnjëherë këtyre krahasimeve, mirëpo një pjesë e ndjekësve nuk i ka pritur mirë këto video, duke e quajtur të shëmtuar këtë “imitim” të Andrew Tate.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME