Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTPartizani “poker” ndaj Teutës, Vllaznia mund Bylis

Partizani “poker” ndaj Teutës, Vllaznia mund Bylis

Java e nëntë e Kategorisë Superiore ka nisur me gola. Partizani mori një fitore të madhe 4-1 në transfertë me Teutën, me dy golat e Hotit dhe rrjetat e Da Silvës e Skukës. Një ndeshje ku ekipi i Collela dominoi në të gjitha drejtimet dhe përforcon kryesimin, duke krijuar një distancë sigurie nga rivalët.

Në anën tjetër, me këtë humbje Teuta vijon të fundoset në renditje. Durrsakët janë të parafundit me vetëm 7 pikë, teksa kanë mbrojtjen më të dobët të kampionatit me 15 gola të pësuar.

Vllaznia mori një fitore 2-1 përballë Bylisit. Marku e Jonuzi i dhanë tre pikët shkodranëve, duke marrë 3 pikë me shumë vlerë. Mallakastriotët në anën tjetër hyjnë zyrtarisht në krizë pas tre humbjeve radhazi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME