Arresrimi për drogë/ Enca: “Zoti e ka krijuar, kush jam unë ta mohoj”

Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj ka folur për herë të parë publikisht për arrestimin e saj para dy vitesh, pasi në ballkonin e banesës në Lundër u gjetën disa vazo me bimë narkotike të kultivuara prej saj.
Në një intervistë në emisionin “Goca dhe Gra”, Enca tha se e ka kuptuar gabimin dhe se gjithçka nisi si një eksperiment për qejf:
“Për ta sqaruar. Isha unë një ditë. Do ta bëj këtë gjë për qejf. Ishte komplet nga kurioziteti dhe dashuria ime për bimët. Ajo u rrit, unë e kuptova gabimin tim, dhe kjo çështje ka marrë fund. Zura mend.”
E pyetur për përdorimin e lëndës narkotike, këngëtarja tha se në Shqipëri tema është ende e ndjeshme, por shtoi se e konsumon kur ndodhet në vende ku është e ligjshme:
“Është pak temë sensitive për tu diskutuar në Shqipëri, unë e konsumoj sa herë jam në shtetet që lejohet konsumi. Një shoku im thotë zoti e ka sjellë në tokë, kush jam unë të disrespektoj zotin të mos e pi atë.”
Deklaratat e saj kanë ngjallur reagime të ndryshme në rrjet, mes mbështetjes dhe kritikave për qasjen e saj ndaj një teme që në Shqipëri mbetet tabu.