Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet 21 vjeçari nga Kamza, hajduti i banesave në Lushnje

Arrestohet 21 vjeçari nga Kamza, hajduti i banesave në Lushnje

Lushnjë – Gjatë muajit mars, vodhi në banesën e një të moshuareje dhe tentoi të vidhte në 3 banesa të tjera, identifikohet, kapet dhe arrestohet 21-vjeçari, banues në Kamëz.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u bënë kapja dhe vënia në pranga e shtetasit A. Ç., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ai u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur në banesën e shtetasit A. K., në Lushnjë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se 21-vjeçari, gjatë muajit mars 2024, ka vjedhur produkte ushqimore në banesën e një 68-vjeçareje, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 banesa të tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem, Lushnjë.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. Ç..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME